Splendor Hotel & Spa është padyshim vendi ku do të bëni pushimet që nuk harrohen asnjëherë dhe ku do të doni të ktheheni gjithmonë.
Nëse po kërkoni një destinacion ku mund të gjeni relaksin, konfortin, peizashin fantastik, ushqimin e shijshëm dhe çmimet e favorshme atëherë zgjedhja juaj duhet të jetë Splendor Hotel & Spa.
I vendosur 150 m nga plazhi më i afërt i Dhërmiut, ofrohet një pamje mbresëlënëse nga pastërtia e detit ndaj do të shijoni plazhin ideal. Për më tepër keni të përfshira shezllone dhe çadrat falas.
Splendor Hotel & Spa do ju japë komoditetin dhe mundësinë të përdorni në çdo kohë pishinën e hotelit, palestrën dhe saunan pa asnjë kosto.
Fundjavat marrin një tjetër atmosferë në Flow beach club ku argëtimi nuk ka limite. Beach bari i hotelit organizon evente të ndyshme me të ftuar special, DJ më në zë ndërkombëtarë.
Restoranti në Splendor Hotel & Spa shërben një mëngjes, drekë dhe darkë të pasur. Ju gjithashtu mund të shijoni specialitete të peshkut në restorantin me pamje nga deti.
Akomodimi në Splendor Hotel & Spa vjen në standarte të larta ku do të mund të ndiheni të përkëdhelur nga rehatia dhe përsosmëria në arredim.
Të gjitha dhomat janë me ajër të kondicionuar dhe kanë shtretër ekstra të mëdhenj, përfshirë të gjithë aksesorët e tjerë të nevojshëm. Dhomat kanë një ballkon privat dhe të gjitha ofrojnë pamje nga malet ose nga deti.
Nëse do të zgjedhësh Splendor Hotel & Spa si destinacionin e pushimeve tuaja do të mund të përjetoni edhe arratisjen larg zhurmave por edhe gjallërinë e qytetit dhe argëtimit. Qendra e qytetit të Dhërmiut është 2 km nga hoteli.
Distanca nga stacioni kryesor i autobusëve është 1,5 km, ndërsa Parku Kombëtar i Llogarasë është 20 km larg. Ju mbetet ju të zgjidhni, ne ju ofruam zgjedhjen më të mirë.
Contact
+355 69 756 7007
[email protected]
Pranë Vilës Qeveritare, Dhërmi, Vlorë, Albania
Shënim: Artikulli është shkruar për portalin bordo.al/



















