Ylli i grupit të famshëm “Pussycat Dolls”, këngëtarja Nicole Scherzinger dhe sportisti Thom Evans të cilët janë të fejuar, po përgatiten për dasmën e tyre.
Çifti kanë qenë bashkë që nga fillimi i vitit 2020, por tashmë ata kanë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tyre.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, sportisti i ka propozuar për martesë këngëtares, ku vetë miqtë e tyre kanë konfirmuar se Evans e ka pyetur gjatë pushimeve në Mykonos për t’u martuar së bashku.
Një mik konfirmoi për Daily Mail: “Ata po martohen. Çifti sapo është kthyer nga pushimet në Mykonos, Greqi ku sportisti Evans mendohet se i ka propozuar martesë”.



















