KreuArt

Nisa Medical Center, qendra estetiko-mjekësore me ‘review-t’ më të mira në Tiranë! 

Në morinë e qendrave estetike që ofron kryeqyteti, të zgjedhësh klinikën e duhur shpesh bëhet e vështirë. Por kur mes të njohurish apo jo, dëgjon shpesh një refren të përsëritur se ‘Nisa Medical Center’ është klinika e tyre e besuar prej vitesh, atëherë vetiu kupton se ajo klinikë ka sjellë vërtet standarde elitash sa i përket përkujdesjes së lëkurës. Kjo bindje na u përforcua edhe më shumë pas bisedës me drejtoren e kësaj qendre, e cila shpjegoi me detaje çdo trajtim si dhe produktet ekskluzive që bëjnë diferencën në fushën estetiko-mjekësore. 

Denisa, ju prej vitesh drejtoni një qendër estetike të rëndësishme në Tiranë. Cila është pika juaj më e fortë, që ju veçon nga klinikat e tjera?

Kujdesi ndaj fytyrës dhe lëkurës në veçanti duhet të jetë një “must” që secili duhet ta aplikojë gjatë gjithë jetës. Shpesh pacientëve, rutinën e kujdesit ndaj lëkurës ja paralelizojmë me kujdesin ndaj dhëmbëve, për të kuptuar rëndësinë dhe qartësuar rutinën ditore të përdorimit të produkteve. Ajo që na diferencon ne janë terapitë mjekësore të personalizuara nga Medi+Derma (kompani bijë e Sesderma për trajtime profesionale të fytyrës) duke kombinuar ingredientët në bazë të problematikës ose llojit të lëkurës. Ne përpiqemi të jemi gjithmonë në kontakt me pacientin, në çdo moment, duke u interesuar vazhdimisht për ecurinë e protokollit të trajtimeve dhe çdo “review” e publikojmë dhe në rrjetet tona sociale.

Cilat janë shërbimet që ju ofroni?
Përveç trajtimeve profesionale të fytyrës, ne ofrojmë dhe shërbimin e epilimit me lazer, microneedling, mesoterapitë biorevitalizante, trajtimi i përkohshëm i rrudhave nëpërmjet filler ose botox. Prej muajit Prill 2022 ne ofrojmë dhe shërbimin e konsultës gjinekologjike dhe ekzaminimeve radiologjike nëpërmjet ultrasound si:

Eko gjinekologjike

Eko Qafe

Eko Tiroide

Eko Doppler Carotidas

Eko Gjiri

Eko Abdominale

Eko Aparati Urinar

Eko Doppler e Arterieve Renale

Eko Doppler arterio venoz periferik bilaterale

Eko Doppler arterio venoz periferik unilaterale

Eko Inde të buta etj.

Sigurisht që në Shtator do të ofrojmë një koncept ndryshe të klinikës, duke ofruar dhe shërbimin e ekzaminimeve laboratorike dhe më shumë konsulta me mjekë të ndryshëm.

Trajtimi i akneve është një shqetësim veçanërisht i të rinjve. Për ju është një nga sukseset më të mëdha, siç e shprehin edhe klientët tuaj, në rrjetet sociale. Çfarë ju dallon në këtë pikë juve?
Ndjehem shumë e lumtur që çdo pacient ngelet i kënaqur në lidhje me çdo shërbim që ofrohet në klinikë, veçanërisht për aknet sepse është një problematikë që tek të rinjtë, por jo vetëm, ul vetëbesimin. Është një proces që kërkon durim, por falë rigorozitetit të çdo pacienti në ndjekjen e këshillave dhe punës në klinikë, ndjehem e plotësuar që shikoj rezultate të tilla.

Në këtë stinë të verës, cilat janë shërbimet më të rëndësishme, që klientët duhet të bëjnë?

Kryesisht tani në verë ne fokusohemi tek protokollet antioksidante ku baza është Vitamina C,  të cilat e përgatitin lëkurën për sezonin veror duke e mbrojtur nga veprimi i radikaleve të lira dhe parandaluar fotoplakjen. Normalisht që terapi të forta përtharëse për shkak të rrezatimit të fortë nuk aplikojmë dot. Theksojmë gjithmonë përdorimin e kremit me faktor mbrojtës maksimal gjatë verës dhe nëse janë në ekspozim të vazhdueshëm në diell (në plazh ose punë në terren) ta aplikojnë çdo dy orë.

Kur dikush ndryshon vendndodhje, ka një hutim në klientelë. Ka ndodhur me ju kjo gjë, apo klientët ju kanë ndjekur edhe në këtë klinikë, ku ju ndodheni?
Ne kemi patur gjithmonë një përqasje drejt marketingut të marrëdhënieve dhe realisht ky nuk ka qenë një problem për ne. Sigurisht që nëse një biznes pret nga klientët rastësorë ose nga vendndodhja në një klimë biznesi kaq të maturuar, nuk mendoj që është pozicionuar mirë në treg.

Prej disa kohësh ju tashmë si klinikë keni marrë edhe ekskluzivitetin dhe distribuimin e linjës Sesderma. Në një treg të tejngopur me produkte, mund të na tregoni disa nga veçoritë e kësaj linje?

Sesderma është një Top Brand që rekomandohet nga mjekë dermatologë në më shumë se 80 vende të botës. Gjithashtu dhe në Shqipëri shumë prej dermatologëve më të mirë e njohin nga kongreset. E veçanta e Sesderma është që brenda 28 ditëve të para të përdorimit pacienti shikon ndryshim në lëkurë duke e mbajtur nën kontroll problematikën. Kjo arrihet falë teknologjisë “Nanotech”. Falë kësaj teknologjie ingredientët e Sesderma inkapsulohen në liposome dhe depërtojnë shtresat më të thella të lëkurës. Sigurisht që është një sfidë dhe për ne, por ne jemi të bindur që kush përdor një herë Sesderma mbetet gjithmonë tek Sesderma. Ashtu si ju referova dhe më lart, Sesderma ka krijuar dhe Medi+Derma, që është një linjë për trajtimin profesional të lëkurës nga staf mjekësor, ku falë peeling ose microneedling arrihen rezultate fantastike në trajtimin e problematikës së lëkurës.

Çfarë përfshin linja e plotë?
Sesderma është shumë e gjerë si linjë ku secili mund të gjejë veten. Mund të përmendim disa nga protokollet kryesore që janë:

Botuar ne BORDO, korrik 2022!

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF