“Mbretëresha e Shqipërisë”, Facebook i komenton sërish Dua Lipës!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë pak para nisjes së “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi krahas së cilave shkruan, “Vajzë shqiptare në Shqipëri”.

Në këtë postim vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti që këngëtarja ka marrë nga faqja zyrtare e Facebook, “Mbretëresha Dua Lipa e Shqipërisë”.

 

Kujtojmë që Facebook pak ditë më parë e vlerësoi Duan me notën 10 për fotografitë e publikuara nga ‘Sunny Hill Fesitval” që u zhvillua në Kosovë.

Në mesin e mijëra fansave që Dua Lipa ka në mbarë botën është edhe Facebook, kompania e themeluar nga Mark Zuncerberg.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article