Pas lajmit që së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, Einxhel dhe Dagz kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku në “Pushime on Top”, ku ndër të tjera zbuluan se si e kanë përjetuar familjarët e tyre lajmin e shtatzënisë.
Dagz u shpreh se familjarët e tij e kanë pritur shumë mirë lajmin e bukur, “Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”.
Ndërsa Einxhel tha se e ka patur të vështirë ta ndante këtë lajm me babanë e saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë kaq shpejt. “Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund t’ia thosha”.
Ndërkohë për gjininë e fëmijës çifti tha se do ta zbulojnë në një festë me të afërmit e tyre.










Ndahet nga jeta aktori Pandi Siku!

Është fejuar? Flet Adele!

Horoskopi ditor, e martë 16 gusht 2022


Noizy ja doli! Theu rekord.





