Kanë kaluar gati 10 muaj nga incidenti tragjik në sheshxhirimin e filmit “Rust”, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.
Së fundmi, FBI ka përfunduar hetimin e saj mjeko-ligjor dhe ia ka dorëzuar çështjen Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe.
Sipas një raporti aktori Alec Baldwin duhet ta ketë qëlluar kineasten e ndjerë, Halyna Hutchins, pasi arma nuk mund të punonte pa një tërheqje të këmbëzës.
Baldwin, aktori dhe producenti i filmit Western, pretendoi se ai besonte se po përdorte një “armë të ftohtë” pa municion të vërtetë kur ajo shpërtheu dhe një plumb i vërtetë goditi Hutchins, duke e vrarë atë.
Kujtojmë që një intervistë me George Stephanopoulos të ABC dhjetorin e kaluar, ai këmbënguli se nuk qëlloi. “Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, këmbënguli Alec.


Ndahet nga jeta kineasti Kristaq Dhamo!






Ndahet nga jeta aktorja Anne Heche!









Horoskopi ditor, e premte 12 gusht 2022


