Shkrimtari i njohur Salman Rushdie u sulmua gjatë një eventi në Nju-Jork, nga një burrë i cili hyri në skenë dhe e goditi me thikë në qafë.
Incidenti ndodhi rreth orës 11:00 në SHBA, kur një burrë vrapoi në skenë dhe sulmoi Rushdie dhe intervistuesin, Henry Reese, i cili pësoi një dëmtim të lehtë në kokë. Shkrimtari u dërgua me helikopter në spital, ndërkohë që atentatori u dërgua menjëherë në paraburgim. Gjendja shëndetësore e Rudhdie është e rënduar dhe për këtë ai është futur në intibim.
Bëhet me dije se Rushdie do të bisedonte me Reese për një seri leksionesh verore në Institutin Chautauqua, i cili tërheq disa nga autorët, politikanët dhe shkencëtarët më të shquar të botës për të folur me mijëra të ftuar.
Policia nuk ka dhënë informacione për atentatorin e dyshuar, përfshirë motivin e mundshëm të sulmit. Por kujtojmë që pas botimit të librit “Vargjet Satanike” në vitin 1988, Rushdie është përballur me kërcënime me vdekje prej dekadash. “Vargjet Satanike”, një roman kompleks që përdor realizmin magjik dhe fillon me një aeroplan të rrëmbyer që shpërthen mbi Kanalin Anglez, bën referenca të diskutueshme për Muhamedin, Islamin dhe Kuranin.
Pas botimit, Ajatollah Ruhollah Khomeini i Iranit lëshoi një thirrje, për ekzekutimin e autorit britanik, duke thënë se trajtimi i Islamit dhe Muhamedit në roman ishte blasfemi. Për vite më pas, Rushdie u detyrua të lëvizë me roje dhe ta mbante të fshehtë vendndodhjen e tij. “Vargjet Satanike” u ndaluan në disa vende dhe provokuan protesta në mbarë botën. Dyqanet e librave dhe njerëzit e lidhur me botimin e librit në mbarë botën, u sulmuan. Përkthyesi i saj japonez u vra në vitin 1991.
Në vitin 1998, presidenti i atëhershëm i Iranit, Mohammad Khatami, i konsideruar si reformator, dukej se e distanconte qeverinë nga fetvaja kundër Rushdie, duke thënë se ajo ishte “plotësisht e përfunduar”. Por në Iran, ajatollahu është udhëheqësi suprem dhe ka fjalën e fundit në shumicën e çështjeve të vendit, duke përfshirë dekretin fetar. Deri në vitin 2005, pasardhësi i Khomeinit, Ali Khamenei, tha se fetvaja ishte ende e vlefshme dhe në vitin 2016, mediat shtetërore shtuan 600 000 dollarë shtesë në shpërblimin për kokën e Rushdie, duke e çuar atë në mbi 3 milionë dollarë.
Por vitet e fundit, Rushdie, i cili u transferua në Nju Jork në fillim të viteve 2000 dhe u bë shtetas amerikan në vitin 2016, është shfaqur pa truproje të dukshme, përfshirë edhe në ngjarje masive letrare, si Festivali Kombëtar i Librit në Uashington.


Ndahet nga jeta aktorja Anne Heche!









Horoskopi ditor, e premte 12 gusht 2022







Horoskopi ditor, e enjte 11 gusht 2022

