Filmi “365 Days” menjëherë sapo u publikua theu rekordet e shikueshmërisë në platformën “Netfix”, duke u pëlqyer shumë nga publiku.
Filmi mbështetet në romanin e autores Blanka Lipinska me të njëjtin titull dhe na sjell vazhdimin e historisë së çiftit Massimo (Michele Morrone) dhe Laurës (Anna-Maria Sieklucka).
Së fundmi është publikuar dhe traileri i “The Next 365 days”. Tashmë imagjinata juaj do të ngacmohet akoma edhe më tepër nga seria e radhës. Laura u qëllua me armë në fundin e pjesës së dytë duke mos ditur askush për fatin e saj.
Sipas People, “365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-she në 90 vende të botës dhe ishte filmi më i shikuar në platformë pas debutimit të tij.
Kujtojmë se filmi i parë nuk u prit aspak mirë nga kritikët duke dhënë vlerësime nga më të ulëtat por ishte publiku ai që garantoi suksesin absolut.