KreuCelebrity

FOTO/ Dua Lipa dhe babai i saj në Shqipëri, shihni vendin që kanë zgjedhur!

Pasi përfundoi me sukses festivalin e Sunny Hill në Kosovë, Dua Lipa ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë.

Së bashku me babin e saj Dukagjin Lipën, këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur të shijojë drekën në restorantin e njohur “Mrizi i Zanave” në Lezhë.

Me thjeshtësinë që e karakterizon dhe e buzëqeshur Dua Lipa ka pozuar me e punonjësit e “Mrizit të Zanave”.

“Frymëzimi dhe esenca e @dualipa që ka nevojë urgjente rinia Shqiptare!

Është urgjente me kuptu që fama nuk arrihet me drogë, armë, fjalë të pista , gangsta apo operacione plastike, silikon siç po ju mësojnë disa “vipa” vendas!!

Vlera është vetëm tek arti, shija, esenca e së bukurës, patriotizmi dhe mbi të gjitha familja siç na mëson Dua Lipa , @dukagjinlipa me familjen. Faleminderit me zemër që na preferuat @dualipa @dukagjinlipa”, shkruan faqja zyrtare të restorantit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF