Këngëtarja 31-vjeçare Rita Ora dhe regjisori 46-vjeçar fitues i Oscar-it Taika Waititi thanë “Po”gjatë një ceremonie intime në Londër, sipas “The Sun”.
“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shihnin se sa të dashuruar marrëzisht ata janë”, tha një burim për ditën e veçantë.
“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita ka vendosur ta mbajë lidhjen sa më private të jetë e mundur. Ajo tashmë është kthyer në studio po punon për albumin e saj të tretë”, shtoi më tej burimi.
Gjithashtu bëhet me dije se Rita Ora tashmë ka ndryshuar zyrtarisht emrin e saj në Rita Waititi-Ora.
Rita dhe Taika njihen që nga viti 2018, por nuk filluan të takohen deri në fillim të vitit 2021. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në gusht 2021 dhe u përfol se ishin fejuar në qershor 2022.