Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Çdo këngë që ajo sjell është padiskutim thjesht hiti i radhës.
Këngëtarja gjatë karrierës së saj të gjatë na ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me prindërit e saj.
Sot babai i saj feston ditëlindjen, dhe këngëtarja ka zgjedhur ta urojë në mënyrën më të bukur të mundshme. Teksa ndodhej në skenë këngëtarja i ka kënduar këngën e ditëlindjes së bashku me gjithë publikun që ndodhej aty.
Videon Elvana e ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram, duke na emocionuar të gjithëve.
“Gëzuar ditëlindjen babi. Je më i shtrenjti im”, ka shkuar ajo, teksa në video dëgjohet të brohorasë dashurinë e madhe që ka për të atin “Të dua babi”./bordo.al