KreuCelebrity

Është ndarë nga Devin Booker? Me këtë foto Kendall Jenner i thotë të gjitha!

Kendall Jenner ka ndarë një fotografi me partnerin e saj Devin Booker në rrjetin social Instagram, duke mohuar në këtë mënyrë lajmet se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Në foto, të dy shikonin larg, ndërsa ajo ishte ulur në prehrin e tij dhe pinte një birrë.

Çifti, i cili e nisi lidhjen në vitin 2020, u nis për në Hawaii në korrik pasi rindezën romancën e tyre. Booker postoi gjithashtu disa fotografi në Hawaii, duke konfirmuar udhëtimin e tyre.

Në qershor ata u ndanë pas dy vitesh lidhje dhe një burim i tha “Page Six” se ata po zgjidhnin të fokusoheshin në karrierën e tyre. Por, ndarja e tyre duket se nuk zgjati shumë pasi disa ditë më vonë ata u panë në Malibu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF