Blogerja e njohur Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetin social Instagram, duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku një prej tyre e ka pyetur nesë ajo ka menduar që të bëjë zvogëlimin e gjoksit.
Armina nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke zbuluar se e ka konsideruar në të ardhmen këtë gjë. “E kam konsideruar absolutisht, në të ardhmen sepse kam skoliozë. Por jam vërtetë e frikësuar nga çdo lloj operacioni në përgjithësi”, ka shkruar ajo.
Vlen të theksohet që Armina është një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, e cila gjithmonë ka spikatur për pamjen e saj dhe mënyrën e veçantë të veshjeve që ajo zgjedh, duke qenë një model frymëzimi për vajzat shqiptare.