KreuCelebrity

“Këto sëmundje s’kanë shërim”, Olta Boka rrëfen problemin shëndetësor nga i cili vuan!

Këngëtarja e njohur Olta Boka është një nga këngëtaret e dashura për publikun shqiptar. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një problem shëndetësor nga i cili vuan.

Olta ka zbuluar se ka alergji nga dielli, pasi ky i fundit i shkakton probleme të mëdha në rast ekspozimi. Këngëtarja ka sqaruar se kjo sëmundje nuk ka shërim ndaj ajo duhet të jetë e kujdesshme që ta mbajë nën kontroll.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë”, shkroi Olta.

“Në fakt unë vuaj nga dermatiti, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Ëilliams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj”, ka sqaruar më tej Olta.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF