KreuCelebrity

FOTO/ Në javët e fundit të shtatzënisë, Ilda Bejleri shfaqet me barkun e rrumbullakosur!

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Së fundmi moderatorja ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram fotografi me barkun e rrumbullakosur, teksa është në javët e fundit të shtatzënisë.

Ilda shfaqet e rrethuar nga mikeshat e saj, dhe duhet thënë se duket mjaft bukur.

Kjo është hera e parë që moderatorja ndan me ndjekësit e saj fotografi ku shfaq barkun e rrumbullakosur, pasi ka preferuar të jetë e rezervuar gjatë gjithë shtatzënisë.

Kujtojmë që Ilda Bejleri që prej disa kohësh është shkëputur nga ekrani dhe thuhet se është në lidhje me një biznesmen nga Shkodra.