KreuCelebrity

Foto/ Martohet aktorja italiane Manuela Arcuri!

Aktorja e njohur italiane Manuela Arcuri ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj në martesë.

Dasma është mbajtur disa ditë më parë, dhe pamjet janë festa janë të pakta pasi aktorja është martuar në privatësi.

Ylli i “Carabinieri” dhe partneri i saj u martuan në kështjellën Odescalchi në liqenin Bracciano.

Bashkëshorti i Manuela Arcurit është sipërmarrësi Giovanni Di Gianfrancesco. Të dy janë të dashuruar për më shumë se dhjetë vjet dhe kanë së bashku një djalë shtatëvjeçar, Mattia.

“Ka një besim të madh mes nesh, kemi lindur si miq dhe gjithmonë ekziston ajo bashkëfajësia që na shtyn të argëtohemi, të bëjmë shumë gjëra të bukura së bashku. Dhe pastaj lëmë hapësirë: nëse dëshiron të dalë me miqtë është i lirë, siç jam unë”, tha Arcuri në një intervistë të fundit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF