KreuCelebrity

“A u tregove njerëzve se..”, Britney Spears vijon akuzat ndaj nënës së saj!

Pasi mamaja e Britney Spears ndau screenshote nga mesazhet mes tyre, ylli i muzikës pop ka reaguar duke iu përgjigjur dhe hedhur akuza të reja mbi të.

“Mami a ua ke bërë të ditur njerëzve edhe se është një nga të vetmet herë që më kthen mesazhe???” A u tregove njerëzve se si e fshihje kafen çdo mëngjes??? A u the atyre se çdo mëngjes që përpiqesha të gjeja kafe, nuk kishte foto të mia në kuzhinë, vetëm Maddie dhe Jamie Lynn???” tha ajo, duke iu referuar mbesës dhe motrës së saj.

“Çdo mëngjes vendosja një foto timen pranë jush dhe çdo mëngjes ju e hiqnit para se të zgjohesha!!! A u tregove kur filloi konservatori për herë të parë se ti dhe gruaja e vëllait Bryan dilnit çdo natë, pinit verë dhe bënit foto kur unë nuk mund të shkoja askund apo të kisha të dashur?”, vazhdoi ylli i popit.

 

Britney Spears shpjegoi se një natë para se të dërgohej në një institucion të shëndetit mendor në vitin 2019, ajo kuptoi se Lynne i kishte të gjitha të planifikuara, ndërsa veproi sikur nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte. “Dy javë më vonë nxore një libër dhe tregove dhimbjen time kur Kevin Federline mori fëmijët e mi… ti abuzove me mua…”, shkroi ajo ndër të tjera.

Postimi i gjatë i Britney mori një koment afirmues nga asistentja personale e yllit të popit, Victoria “Vicky T” Asher, e cila shkroi, “E vërteta jote ka rëndësi”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF