Rihanna është fotografuar mbrëmjen e kësaj të marte në rrugët e Nju-Jorkut përkrah partnerit të saj reperit A$AP Rocky.
Ata vendosën të darkojnë së bashku, dhe kjo dalje e tyre shënon një nga daljet e rralla të tyre në publik, që pasi lindjes së fëmijës së tyre të parë.
Ylli i pop-it dhe partneri i saj kishin zgjedhur të visheshin me ngjyra të errëta në një mënyrë elegante dhe të dy mbanin syze për të shmangur kontaktin me njerëzit që ishin përreth.
Veshja e Rihannës përfshinte një korse prej sateni ngjyrë blu të errët një xhaketë lëkure të zezë, pantallona xhinse të errëta dhe taka që përshtateshin më së miri me veshjen.