KreuCelebrity

Kur do vijë bebi nr. 2? Eliona Pitarka: Po e presim!

Aktroja e njohur Eliona Pitarka ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin e saj social Instagram, ku ka ndarë plane nga jeta e saj personale.

“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”, është përgjigjur aktroja teksa një prej ndjekësve e ka pyetur se kur ajo do të bëhet nënë për herë të dytë.

“Çfarë e bën një raport të shkëlqyer me bashkëshortin, ndonjë këshillë për të martuarit?”, ka qenë një tjetër pyetje që Eliona ka marrë, të cilës ajo nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke dhënë këshillën e saj.

“Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë te njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e. Të qenit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF