KreuCelebrity

“Ka kohë që nuk kam bërë..”, Elon Musk mohon lidhjen me gruan e mikut të tij!

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka hedhur poshtë një artikull të fundit nga Wall Street Journal që pretendonte se ai ka patur një lidhje me gruan e Sergey Brin.

Në një seri postimesh, Musk tha se ka takuar shumë rrallë gruan e bashkëthemeluesit të Google, Nicole Shanahan, në vitet e fundit.

Artikulli pretendonte se lidhja e supozuar ishte arsyeja pse Brin dhe Shanahan kishin paraqitur kërkesë për divorc në fillim të këtij viti dhe pse miqësia mes Brin dhe Musk dyshohet se përfundoi. Artikulli nuk përmendi burimet e informacionit, por tha se ata ishin “njerëz të njohur me çështjen”.

Musk u përgjigj: “Kjo është absurde. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë. Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.

 

Më tej miliarderi tha: “Nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF