KreuCelebrity

“Ndjeva dhimbjen më të madhe”, Këngëtarja e njohur rrëfen dy abortet sponatne!

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina”, ku ka rrëfyer ndër të tjera një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Ryva Kajtazi tregoi se ka pësuar dy aborte spontane të pasuara nga shtatzëni aspak të lehta.

Normalisht është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot.

Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund. Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka ‘non stop’ sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”, rrëfeu ajo.

Më tej Ryva shtoi se kur e ka rrëfyer këtë ngjarje për herë të parë ka marrë mesazhe mbështetëse ose që ndanin të njëjtën histori me të, me të cilët ajo ka komunikuar për t’i këshilluar bazuar në eksperiencën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF