KreuCelebrity

Alaudin Hamiti zbulon shifrën marramendëse të fituesit të “Big Brother Kosova”!

Formati “Big Brother VIP” do të vijë me edicionin e tij të parë në Kosovë, dhe siç është bërë me dije do të nisë shumë shpejt në Klan Kosova.

Moderatori i këtij formati do të jetë Alaudin Hamiti, i cili këtë të premte ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij shumën marramendëse që do të marrë ai që do të triumfojë në këtë ‘reality show’.

“200.000 mijë euro”, ka bërë me dije moderatori, shumë kjo e konsiderueshme që do të bëjë të mundur që shumë prej VIP-ve shqiptarë e kosovarë të tundohen dhe të hyjnë brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës.

Kujtojmë që vitin e kaluar “Big Brother VIP” në Shqipëri rezultoi një sukses i vërtet, ku shuma për fituesin ishte vetëm 100 mijë euro, ndërkohë dyfishi i kësaj shumë shton jo vetëm konkurrencën mes dy produksioneve por besojmë që do të bëjë të mundur që VIP-at të mos mendohen dy herë..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF