Zaimina Vasjari ka qenë e ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera u pyet nëse do t’i rikthehet muzikës dhe koncerteve.
Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj, aq sa është liberal është edhe tradicional në kuptimin që gruan e do në shtëpi gjatë pjesës më të madhe të kohës.
Zaimina tha se nëse do t’i rikthehej muzikës do të ndodhë për pasion dhe jo për punë, pasi nuk mund të shkojë në koncerte gjatë natës pasi dëshiron të jetë e pranishme pranë fëmijëve dhe burrit të saj.
“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa i përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente te fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”, tha Zaimina.