Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të mbajë koncert më 6 shtator, në sheshin Skënderbej, në Tiranë.
Data për të gjithë shqiptarët u zbulua dje nga institucionet përkatëse, ndërkohë që këtë lajm të bukur Rita Ora sapo e dha edhe vet me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
“E emocionuar dhe e nderuar t’ju njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur ? @erionveliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për të festuar për Shqipërinë si Kryeqytet i Rinisë Evropiane të vitit 2022. 6 shtator në Sheshin Skenderbej❤️”, ka shkruar ylli botëror, duke na emocionuar të gjithëve.
Kujtojmë që herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012/bordo.al