Shumë shpejt në Klan Kosova do të nisë “Big Brother VIP”, format i cili do të drejtohet nga moderatori kosovar Alaudin Hamiti.
Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i Arbana Osmanit në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”.
Me doza humori, Alaudini tha se moderatorja i ka thënë “Edhe ju këtu?”.
Moderatori më tej zbuloi se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës.
Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.