KreuCelebrity

“Të gjuajnë zuzarët e të japin mend trutharët”, sherr mes Remzie Osmanit dhe Mihrije Brahës!

Këngëtarja Mihrije Braha i është përgjigjur koleges së saj Remzie Osmanit se pse nuk e ftoi në fejesën e djalit të saj.

Këngëtarja u shpreh se Remzie nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit të saj, prandaj dhe ajo nuk e ftoi, teksa shtoi se do ta ftojë në dasmë pasi edheRemzia e ftoi atë në dasmën e djalit të saj.

“Remzia e ka feju djalin e nuk më ka ftu, as un nuk e kam ftu në fejes të djalit tem, Remzia kur e ka martu djalin me ka thirr edhe unë kur të martoj djalin kam më thirr”, ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë, pas kësaj ka ardhur një reagim i çuditshëm i Remzie me një storie në Instagram ku në fakt duket se i adresohet pikërisht çiftit Naim Abazi dhe Mihrie Braha dhe intervistës së dhënë.

“Dëgjo bir…Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zuzarët e të japin mend trutharët…”, ka shkruar ajo në Story.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF