KreuCelebrity

Martohen në fshehtësi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar këtë shtunë sipas dokumenteve të dorëzuara në shtetin e Nevada.

Çifti thuhet se ka bërë një ceremoni të vogël, vetëm me familjarët e tyre.

Ata u fejuan në prill, ndërkohë tashmë zyrtarisht janë bashkëshortë dhe madje Lopez ka marrë ligjërisht edhe mbiemrin e burrit të saj.

Affleck 52 vjeç dhe Jennifer, 49 vjeçe, kanë një histori shumë të bukur dashurie. Ata u lidhën për herë të parë në vitet 2000 dhe bënë dy filma së bashku. Më pas në 2004-n çifti u nda për t’u ribashkuar pas 17 vitesh.

Gjatë periudhës së ndarjes, Lopez u martua me kantautorin Mark Anthony, me të cilin u divorcua në 2014-n, ndërsa Affleck me aktoren Jennifer Garner, në të cilën u divorcua në 2018-n.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF