Vajza e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos, Atara Hysko, feston sot ditëlindjen e saj të parë.
Në këtë ditë të shënuar të shumta kanë qenë urimet për vogëlushen e shtëpisë.
Së pari ishte Turjani i cili e uroi në rrjetin e tij social me anë të një vido shumë të bukur, ku krah saj shkroi, “Kur rriten, nuk kanë qejf ti nxjerrësh në kamera! Edhe 100 goca babit!”, ndërkohë Orinda përkrah një seti fotografik që kanë realizuar më herët ka shkruar, “Faleminderit Perëndi për mrekullinë ATARA!”
Ndërsa gjyshja, mamaja e Turit, i ka emocionuar të gjithë me fjalët e veçanta që ka zgjedhur për mbesën e saj. “Edhe 100 e vogla e shtëpisë, mrekullia ime Atara! Nëna uron më të mirat për ty, o mjalti i mjaltit, o shpirti i zemrës sime! Nuk do rresht se thëni sa më lumturon o Atara bukuria, o Atara ëmbëlsia!”, ka shkruar Elida Hysko.

FOTO/ Martohen aktorët e njohur turq!


Përkeqësohet sëmundja e Brad Pitt!
















