KreuCelebrity

Mbi 400 mijë euro, hajdutët vjedhin shtëpinë e Agnesa Vuthajt!

Ish-miss-i Agnesa Vuthaj ka rënë pre e grabitësve në shtëpinë e saj në Çagllavicë në Prishtinë.

Mediat kosovare kanë raportuar ka qenë modelja shqiptare e cila ka denoncuar në polici për vjedhjen. Hajdutët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe disa stoli prej ari.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku grabitësit vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

 

“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raport.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF