Ka kaluar më shumë se një muaj që kur Shakira dhe Gerard Pique vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre, por mamaja e këngëtares dëshiron që ata të rindezin romancën e tyre.
Nidia Ripoll, e cila është në Barcelonë duke u marrë me shëndetin e burrit të saj dhe ndarjen e vajzës, po qëndron e fortë në mënyrë që të mund të mbështesë të dashurit e saj, përfshirë nipërit Milan dhe Sasha.
Kanë kaluar 12 vite që këngëtarja dhe futbollisti janë bashkë. Ata janë prindër të dy fëmijëve të përbashkët, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse nëna e saj dëshiron që çifti të rikthehet.
Nëna e Shakirës kur u pyet nga “Europa Press” nëse ajo do të donte që ata të pajtoheshin, përgjigjja ishte e qartë: “Logjike”.
“Shakira është mirë, falë Zotit”, tha Nidia, duke shtuar se gjeti strehë te fëmijët e saj. Javë më parë, u përhapën thashethemet se Shakira planifikonte të kthehej në Miami, megjithatë, e ëma thotë se nuk është në dijeni. “Nuk e kam idenë; Nuk kam folur për këtë”, siguron ajo.