KreuCelebrity

Arsyeja e ndarjes me Ilary, Totti erdhi në Tiranë me të dashurën e fshehtë?!

Fansat u hidhëruan shumë nga njoftimi i ndarjes së ciftit “legjendar”, Francesco Totti e Ilary Blasi, por mediat vendase nuk u cuditën dhe aq, pasi dicka e tillë përflitej prej kohësh.

Sipas revistës ‘Chi’, edhe pse lajmi për ndarjen u bë publik një ditë më parë, dyshja prej kohësh janë ftohur me njëri-tjetrin. Revista siguroi dhe disa pamje të Tottit me të dashurën e tij të re Noemi Bocchi, me të cilën thuhet se është parë shpesh në restorantet e kryeqytetit italian e madje pretendohet se ajo e shoqëroi dhe gjatë udhëtimit të tij në Tiranë për Conference League.

Dy ditë para njoftimit, Totti rezulton të ketë qenë në shtëpinë e Noemit nga ora 20:30 deri në orën 02:30, i shoqëruar nga një mik në bordin e një Smart. Kapiteni shkoi në shtëpinë e gruas, duke lënë makinën e tij në një parking dhe duke pritur shokun e tij ta merrte. Dhe pastaj, gjithmonë me të, ai u kthye për të marrë makinën e tij natën vonë.

Thashethemet për krizën e çiftit Totti Blasi kanë ndjekur njëra-tjetrën që në fillim të vitit dhe është përfolur për marrëdhënie të reja nga të dyja palët, edhe pse gjithmonë e mohuar për të mbrojtur familjen. Kështu, tani po flitet se kohë më parë, edhe ish kapiteni i Romës lexoi disa mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij me një bashkëpunëtorin e saj më të ri në moshë, i cili i kishte rënë në sy gjatë udhëtimeve të saj në Milano për të drejtuar “Ishulli i të famshëmve”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF