KreuCelebrity

“Ka shumë plagë..”, Fifi flet si rrallëherë: Jam deformuar duke punuar

Fifi është një nga këngëtaret e dashura të publikut shqiptar, e cila gjithmonë ka spikatur jo vetëm për zërin por edhe për natyrën dhe karakterin e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi duke buzëqeshur, teksa ka rrëfyer se pas saj fshihen shumë plagë.

“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime, pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë,

pas çdo shpërthimi emocional që kam pas, diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë, ka shumë thika, ka shumë bërryla e ka shumë padrejtësi qe s’keni me i kuptu se nuk i keni provu…gjithsesi…si njeri që jam me të meta, e me budallaki, me të mira e të këqija, JAM NJERI!”, ka shkruar Fifi.

 

 

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF