KreuCelebrity

Meda në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Këngëtari i njohur Meda ka anuluar të gjithë koncertet e kësaj jave për arsye shëndetësore.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari me anë të një video në Instagram, ku i kërkon falje fansave duke u premtuar që do të rikthehet shumë shpejt.

“Përshëndetje për gjithë shqiptarët kudo që janë. Në emrin tim dhe të familjes time ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit. Njëkohësisht përshëndes gjithë fansat e mi kudo që janë. Me keqardhje ju njoftoj se për shkaqe personale është dashur t’i ndërpres mbrëmjet e mija që i kam. Ju kërkoj ndjesë atyre që mbrëmë nuk isha në Mitrovicë.

Besoj dhe shpresoj që shumë shpejtë do të jem pranë me ju. Siç ju thashë edhe një herë për shkaqe të shëndetit edhe mbrëmjet në vazhdim nuk do të jem. Besoj dhe shpresoj që brenda një jave do të jem me ju. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falënderoj për mirëkuptimin”, shprehet Meda.

 

 

A post shared by Meda (@mehdin_pergjecaj)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF