Aktorja e njohur Eva Alikaj ka deklaruar së fundmi se i ka kërkuar Ermal Mamaqit që të marrë pjesë në serialin e tij, por producenti e kishte refuzuar.
Ajo u shpreh se Ermali i kishte mbyllur telefonin kur e kishte kontaktuar për të marrë pjesë në projektin e tij. Aktorja nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke e cilësuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’.
“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë ‘Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do të kisha interes që të angazhohesha’. Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol.
Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do të më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë”, tha aktorja në një intervistë për emisionin “N’kohë”.



















