Moderatorja e njohur Dojna Mema së fundmi në një bisedë që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram është shprehur e lumtur që ka arritur të prezantojë babanë e saj me Vlashentin.
I ati i moderatores u nda nga jeta në 2019, kur Dojna nuk e kishte zbuluar ende lidhjen e saj me Vlashentin.
Ajo ka rrëfyer se kishte një muaj e gjysmë në lidhje me Vlashentin kur ia kërkoi këtë gjë dhe ai pranoi duke e jetuar vitin e fundit të jetës së babait të Dojnës me të.
“Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ia di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë, shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit, dhe gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime dhe babi im si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulje gjithmonë ose në piano ose në kitarë dhe i luante këngët e tij të preferuara. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin”, tha Dojna.



















