KreuCelebrity

Foto nga dasma luksoze, vajza e Eddie Murphyt i jep fund beqarisë!

Vajza e madhe e Eddie Murphy, Bria, të cilën aktori e ndan me ish-bashkëshorten Nicole, u martua me të fejuarin e saj aktorin Michael Xavier të shtunën në Beverly Hills.

Çifti i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni private para 250 të ftuarve dhe familjarëve të ngushtë.

Fustani i nusërisë u dizenjua nga Netta BenShabu, ndërsa dhëndri kishte veshur një smoking Knot Standard, të stiluar nga Dion Lattimore. Në një foto, të sapomartuarit pozojnë me prindërit e nuses dhe në një tjetër Bria shfaqet e ulur në prehrin e bashkëshortit të saj Xavier.

Bria është vajza më e madhe e Eddie Murphy, e cila u shfaq me nënën e saj në reality shoë “Hollyëood Exes” në 2014.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF