Menaxheri i VIP-ave Alesio Aliaj ka qenë i ftuar këtë të hënë në programin “Pushime On Top”, ku ndër të tjera ka folur edhe për një koncert që ka në plan të bëjë në Shqipëri.
Ai u shpreh se ka në plan që të sjellë në Shqipëri këngëtarët e njohur botërorë, Ed Sheeran dhe reperin Drake.
“Kompania ime ka akses te këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Dhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”, është shprehur Alesio.
Mbetet për t’u parë nesë kjo dëshirë dhe ky plan që menaxheri i njohur ka do të realizohet me të vërtet në vendin tonë, pasi do të ishte padyshim shumë bukur..



Celebrity
Dasmë së shpejti? Përgjigjet Sara Hoxha!












Celebrity
Meda në gjendje jo të mirë shëndetësore!




