Euro është barazuar me dollarin për herë të parë në 20 vite, duke sinjalizuar se ekonomia evropiane po shkon drejt një krize të thellë.
Ditën e sotme 1 euro është e barabartë me 1 dollarë. Ky ndryshim do të thotë që kompanitë dhe konsumatorët europianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen, ndërsa eksportet europiane bëhen më të lira në tregjet ndërkombëtare.
Euro ka përjetuar një humbje dramatike që nga fillimi i shkurtit, kur ishte mbi 1.13 dollarë, shkak për këtë është bërë lufta e Rusisë në Ukrainë.
Rënia u përshpejtua javët e fundit pasi u përhap frika se Rusia, ofruesi kryesor i energjisë i BE-së, do të ndërpresë plotësisht rrjedhat e gazit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore.




Celebrity
Dasmë së shpejti? Përgjigjet Sara Hoxha!












Celebrity
Meda në gjendje jo të mirë shëndetësore!



