KreuCelebrity

Vëllai i Vjosa Berishës, mesazh për ata që i qëndruan pranë pas vdekjes së regjisores!

Regjisorja e njohur Vjosa Berisha rreth dy javë më parë u nda nga jeta, pasi nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Dhimbja që Vjosa la pas për familjarët dhe njerëzit e saj të dashur është shumë e madhe.

Së fundmi vëllai i saj, aktori Shkumbin Istrefi, ka bërë edhe një postim në Facebook, ku ka falënderuar në emër të familjarëve, miqve dhe kolegëve të gjithë ata që iu qëndruan pranë në këto momente të vështira.

“Familja Istrefi, falënderon të gjithë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe na kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e vajzës e motrës sonë Vjosa Berishës. Prania juaj, ngushëllimet dhe fjalët tuaja na kanë lehtësuar sado pak dhimbjen për këtë humbje, ka shkruar Istrefi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF