Shakirës nuk i kanë pëlqyer komentet e të ëmës për situatën e saj me Pique. Nidia Ripoll tha për gazetarët se dëshiron shumë që dyshja t`i zgjidhë problemet e të afrohen sërish. Por këngëtarja duhet “i ka tërhequr veshin”, duke i kërkuar që të mos flasë më për këtë cështje.
Ripoll ndodhet pranë vajzës së saj në këtë periudhë të vështirë. “Sigurisht që unë do të doja që ata të kthehen së bashku. Ajo po ndihet më mirë çdo ditë, falë Zotit”, thë më herët Nidia.
Disa media të huaja thonë se ylli i muzikës edhe mund të lëkundet e t`i japë një shans tjetër partnerit pas tradhëtisë së tij me një vajzë më të re në moshë. Sipas tyre, edhe vetë futbollisti është penduar për këtë që ndodhi dhe tashmë dëshiron rikthimin me Shakirën.
Më herët, u tha edhe se ata do të ndaheshin në fillim të muajit qershor, por asnjë reagim nuk ka ardhur nga ata të dy.