KreuCelebrity

Dy vëllezërit shqiptarë shkëlqejnë në America’s Got Talent!

Dy vëllezërit shqiptarë, Artan dhe Arnold Balla, kanë marrë pjesë në “America’s Got Talent”, duke lënë pa fjalë jurinë e duke rrëmbyer gjithë duartrokitjet publikut i cili u ngrit në këmbë për ta.

Simon Coëell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u befasuan nga aftësitë e jashtëzakonshme të dy vëllezërve me lëvizjet e tyre akrobatike.

“Ditën do të jem avokat, natën do të jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili studion drejtësi. “Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”, tha Heidi Klum. “Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, tha Vergara.

Vëllezërit shqiptarë arritën që të merrnin nga të tre anëtarët e jurisë një “po”, duke vijuar në këtë mënyrë më tej garën.  Ata prej tre muajsh ndodhen në SHBA dhe po qëndrojnë për audicionet.

Kujtojmë që ata janë të njohur gjithashtu në Shqipëri për akrobaci, aktin treshe dorë më dorë, aktin e cirkut të patinazhit me rrota etj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF