Albërije Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të dashura të publikut.
Edhe pse vitet kalojnë Albërija mbetet një nga këngëtaret më të kërkuara. Së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra” ajo ka folur me shifra, duke u shprehur se me orkestrën merr nga 8 deri në 10 mijë euro në dasma.
“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë.
Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”, tha ajo.