KreuCelebrity

Khloe Kardashian dhe ish-i saj prindër për herë të dytë!

Khloe Kardashian dhe ish-i dashuri i saj ylli i NBA-së, Tristan Thompson, po mirëpresin fëmijën e tyre të dytë së bashku, këtë herë përmes një surrogate.

Mësohet gjithashtu se pavarësisht këtij lajmi, Khloe dhe Tristan nuk janë bashkë si çift. Fëmija u ngjiz në nëntor, një muaj përpara se Khloe të zbulonte se Tristan po priste një fëmijë nga një grua tjetër, që erdhi në jetë në dhjetor.

“Ne mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor. Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për zëvendësuesen e jashtëzakonshme që ka gjetur. Është një bekim kaq i bukur për të. Ne do të dëshironim mirësinë tuaj për privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet te familja e saj”, thuhej në deklaratë.

Kardashian dhe Thompson janë ndarë dhe janë rilidhur disa herë që kur filluan të takoheshin në vitin 2016. Sipas burimeve thuhet se ata të dy nuk kanë komunikuar përveç çështjeve të bashkëprindërimit në lidhje me vajzën e tyre True, e lindur në 2018.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF