KreuCelebrity

“Po vij në shtëpi”, Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen në “Sunny Hill”!

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në nisjen e festivalit “Sunny Hill”, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë.

Së fundmi Dua Lipa me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka njoftuar se do të fluturojë së shpejti drejt Kosovës, të cilën ajo e quan shtëpi.

“Sunny Hill Festival, Prishtina, Kosovë, po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie të brenduar sipas ngjyrave të festivalit.

Kujtojmë që festivali “Sunny Hill” do të mbahet gjatë datave 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë, ndërsa në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF