Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Manjola Nallbani vazhdimisht zgjedh të vijë pranë artdashësve të saj me projekte të reja muzikore.
Kënga më e re e këngëtares titullohet “Dasëm kemi sonte”, një këngë shumë e bukur e cila padyshim do të shoqërojë dasmat e gjithë shqiptarëve, duke i bërë ato më të bukura.
Lajmin artistja e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku përkrah një fragmenti nga kënga ajo shkruan,
“Dasëm kemi sonte is out now!! Për ditën më të bukur të jetës se një çifti, për gëzimin e gjithë prindërve dhe njerëzve që festojnë ‘Dasëm kemi sonte’! Është kënga ime më e re, me të cilën ju uroj gëzime dhe festa të keni në familjet tuaja!”.
Për realizimin e këtij projekti Manjola Nallbani ka bashkëpunuar me Gent Myftarajin. Kujtojmë që kjo këngë u prezantua në eventin që artistja organizoi pak javë më parë në Pallatin e Brigadave, “Manjola N’Albani”.