Alex Rodriguez ka folur së fundmi për marrëdhënien e dashurisë që ai ka patur me ish-të fejuarën, këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez.
Gjatë podcast-it “The Martha Stewart Show” ai nuk ka thënë gjë tjetër veçse fjalë shumë të mira dhe të ëmbla për ish-in e tij, “Ja çfarë do t’ju tregoj për Jennifer-in dhe u thashë disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë, ajo është njeriu më i talentuar që kam pasur ndonjëherë përreth. Punëtorja më e madhe. Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e madhe, interpretuesja ‘live’ më e mirë në botë sot”, tregoi Alex.
Jo vetëm kaq por Alex theksoi se me Jennifer ka kaluar një periudhë shumë të mirë kohore, teksa kanë qenë në një marrëdhënie dashurie, “Shikoni, ne kaluam shumë mirë…Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët të parët dhe në qendër të çdo gjëje që bëjmë”.
Kujtojmë që Alex dhe Jennifer Lopez i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2021.