KreuCelebrity

Pse Chris Hemsworth s’hëngri mish para se të puthte Natalie Portman në “Thor 4”?

Nuk është sekret që aktorët e Marvel-it shpesh i përmbahen dietave të rrepta dhe regjimeve të stërvitjes, ndërsa përgatiten për të filmuar sekuenca intensive të luftimeve të superheronjve.

Por Chris Hemsworth mund të jetë i pari që ndryshon ndjeshëm marrjen e tij të përditshme të ushqimit në përgatitje për një skenë puthjeje.

Në një intervistë të fundit me Capital FM, Natalie Portman zbuloi se aktori përjashtoi mishin nga dieta e tij tipike e pasur me mish përpara se të puthte atë në setin e filmit “Thor: Love and Thunder”, sepse ai e dinte se ajo ishte vegane.

“Ditën kur patëm një skenë puthjeje, Hemsworth nuk hëngri mish atë mëngjes sepse unë jam vegane. Ndërkohë që aji konsumon çdo gjysmë ore mish”, tha Portman, teksa më tej shtoi, “Është një person shumë i mirë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF