KreuCelebrity

Ku i kaloi orët e fundit të jetës së saj Ivana Trump?

Gruaja e parë e Donald Trump, Ivana Trump, para se të vdiste në apartamentin saj luksoz në Manhattan kishte vizituar restorantin e saj të preferuar, shkruan medie britanike “The Sun”.

73-vjeçarja nëna e tre fëmijëve dukej e lodhur dhe porositi një sasi të vogël ushqimi pohon pronarja e restorantit italian “Altesi Ristorante”, Paola Alavian.

Restoranti ndodhet vetëm pak metra larg banesës së saj në Upper East Side dhe Ivana ishte kliente e rregullt e këtij restoranti. “Ajo ishte në humor të mirë dhe pse dukej pak e lodhur kur erdhi në restorant. Si gjithmonë ajo më pyeti nëse isha mirë. Ne folëm pak si pothuajse çdo ditë kur e shihja’ është shprehur më tej pronarja e restorantit e cila nuk mundi të mbante lotët teksa fliste për “The Sun”.

Edhe pse Alavian nuk e mbante mend çfarë porositi Ivana, gjithçka që mund të thoshte me siguri ishte se vakti përfshinte “një sasi shumë, shumë të vogël ushqimi”.

“Jam pak e tronditur tani,” shtoi ajo me një zë të dridhur. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Ajo ishte thjesht një person i jashtëzakonshëm, ishte një person vërtet shumë i mirë. Ajo ishte një nënë për të gjithë këtu, një grua e mahnitshme” , theksoi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF