KreuCelebrity

Shkak tradhtia? Emily Ratajkowski drejt ndarjes!

Emily Ratajkowski po planifikon të divorcohet nga burri i saj, Sebastian Bear-McClard, pasi dyshohet se ai e tradhtoi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Page Six” një burim i afërt me Ratajkowski-n. “Po, ai tradhtoi,” pohon burimi. “Ai është një tradhtar serial. Ta shpif. Ai është një qen.”

Megjithatë, mësohet se modelja ende nuk ka bërë kërkesë për divorc.

Dyshja ndezën thashethemet për ndarje të enjten kur Ratajkowski u fotografua pa unazën e saj të martesës.

Kujtojmë që Emily dhe Sebastian u martuan në një ceremoni në gjykatë në shkurt të 2018-ës, dy javë pasi bënë publike romancën e tyre. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë Sylvester në mars 2021.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF