Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë këtë të shtunë.
Ata zgjodhën të realizonin një ceremoni të vogël private, vetëm me familjarët e tyre.
Së fundmi janë zbuluar fotot e para nga dasma, dhe padyshim që çifti shkëlqen.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë frymëzuar mijëra fansa me historinë e tyre të dashurisë, dhe kërshëria për detaje të tjera rreth kësaj dasme është e madhe.
Kujtojmë që ata u fejuan në prill, ndërkohë tashmë zyrtarisht janë bashkëshortë dhe madje Lopez ka marrë ligjërisht edhe mbiemrin e burrit të saj.
Kujtojmë që Affleck 52 vjeç dhe Jennifer, 49 vjeçe, kanë një histori shumë të bukur dashurie. Ata u lidhën për herë të parë në vitet 2000 dhe bënë dy filma së bashku. Më pas në 2004-n çifti u nda për t’u ribashkuar pas 17 vitesh.